Aksidenti i frikshëm në Elbasan, ja kush janë dy viktimat

Aksidenti i frikshëm në Elbasan, ja kush janë dy viktimat

21:23, 06/10/2019
A+ Aa A-

Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik në Elbasan.

Sipas policisë, aksidenti u regjistrua në fshatin Selitë, ndërsa mësohet se viktimat janë Agron Shermlli, 48 vjeç dhe Agim Menci 50 vjeç.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Cërrik/ Informacion paraprak 

Në fshatin Kamuna,  Cërrik, është përplasur mjeti tip "Benz",  me drejtues shtetasin D. Sh., banues në Cërrik,  me mjetin tip "Benz", me drejtues shtetasin A.H., banues në fshatin Kamuna, Cërrik, dhe një  karrocë me drejtues shtetasin A.M., banues në fshatin Linas,  Cerrik.

Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë shtetasi A.Sh., 48 vjeç,  banues në fshatin Lumas, Cërrik,  i cili ishte pasagjer në një nga automjetet si  dhe shtetasi A. M., ( drejtuesi i karocës).

Ndërsa dy drejtuesit e automjeteve, ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Pamje nga vendi i aksidentit:

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco