'Ra në tokë dhe humbi jetën'! Si ndodhi vrasja në Vlorë dhe e shkuara e viktimës

'Ra në tokë dhe humbi jetën'! Si ndodhi vrasja në Vlorë dhe e shkuara e viktimës

17:49, 06/10/2019
A+ Aa A-

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e Vlorës, ku një 50-vjeçar humbi jetën pas një sherri fizik tek zona e “Plazhit të Vjetër”.

Policia e  Vlorës ka dhënë detaje për ngjarjen, ku bën me dije se ka shoqëruar  edhe tre persona, si të dyshuar për vrasjen e 50-vjeçarit.

Sipas asaj që raporton Balkanweb, viktima ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Dhunë në familje”.

Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 16:20, në zonën pranë kabinave të Plazhit të Vjetër, dyshohet se pas një konflikti midis disa personave, njëri prej tyre ka rënë në tokë pa ndjenja.

Pas mbërritjes së shërbimit të ambulancës dyshohet se 50 vjeçari S.N., ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar 3 shtetas; A.M, A.H dhe N.H., si autorët kryesorë të përfshirë në konflikt, me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Pamje nga vendngjarja:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco