Sarandë, arrestohet kapiteni turk i anijes, i gjejnë dikë në hambar

Sarandë, arrestohet kapiteni turk i anijes, i gjejnë dikë në hambar

14:39, 06/10/2019
A+ Aa A-

Policia Kufitare dhe Policia e Sarandës kanë arrestuar dy shtetas turq, N.I., 31 vjeç, banues në Bodrum,Turqi dhe E.A., 40 vjeç, banues po në  Bodrum, Turqi.

Policia Kufitare kontrolloi një anije të ankoruar në Portin e Sarandës me kapiten E.A, por aty gjeti të fshehur brenda, patriotin e tij N.I. Këtij personi iu kërkuan dokumentat por doli se i kishte të falsifikuara.

Ndaj, të dyve iu vunë prangat në vend.

Dosja e tyre iu dërgua Prokurorisë në ngarkim të shtetasit N.I për veprat penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave" dhe "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror", si dhe në ngarkim të shtetasit E.A për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco