Shpëtohet në Rinas, fierakja që po e  dërgonin në Itali me forcë për prostitucion, tutori tenton t'ia mbathë

Shpëtohet në Rinas, fierakja që po e dërgonin në Itali me forcë për prostitucion, tutori tenton t'ia mbathë

10:53, 06/10/2019
A+ Aa A-

Një femër 30-vjeçari nga Fieri, që po bëhej gati të ngjiten në avion drejt Italisë nga aeroporti i Rinasit, është shpëtuar në ohë nga Policia, pasi ajo po dërgohej atje me dhunë për t’u shfrytëzuar si prostitutë.

Policia ka arritur të arrestojë tutorin e saj E.Ç. 40 vjeç, i cili, në momentin që kuptoi se vajza ishte pikasur nga Policia se po dërgohej me forcë në Itali, ka tentuar të largohet nga Aeroporti i Rinasit, por është arrestuar.

Policia e Tiranës njoftoi se në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Rinasit kreu operacionin e koduar “Return” në fushën e trafikimit të femrave nëpërmjet aeroportit të Rinasit me qëllim shfrytëzimin për prostitucion në vendet e BE-së

Si rezultat,  u arrestua E. Ç., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas gjatë intervistimit të një 30-vjeçareje nga Fieri kanë dyshuar në thëniet e saj për qëllimin e lëvizjes drejt Italisë dhe menjëherë kanë bërë bllokimin e saj duke njoftuar Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

Si rezulat i hetimeve të shpejta u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i këtij rasti kriminal, si dhe kapja e arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Ç., i cili do ta shoqëronte 30-vjeçaren drejt Italisë.

E. Ç., në momentin që ka parë bllokimin e 30-vjeçares ka tentuar të largohet nga aeroporti, por është kapur nga shërbimet e Policisë.

 Po në vijim të veprimeve të para hetimore është bërë shpallja në kërkim e tre shtetasve A. Ç., R. Xh., dhe K. Q., dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi i arrestuar në bashkëpunim me shtetasit A. Ç., R. Xh., dhe K. Q., nëpërmjet përdorimit të dhunës kishin detyruar 30-vjeçaren që ajo të pranonte të shfrytëzohej për prostitucion në Itali dhe këta shtetas mbrëmjen e djeshme kishin organizuar trafikimin e saj nëpërmjet aeroportit të Rinasit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale të “Trafikim i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit kryer në bashkëpunim”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku06/10/2019 11:26

Hajt se i gadit Donika Prella.

Shto koment

Denonco