Lezhë, makina përplas për vdekje një kalimtar

Lezhë, makina përplas për vdekje një kalimtar

09:21, 06/10/2019
A+ Aa A-

Një i ri ka humbur jetën mengjesin e sotëm pasi është përplasur nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin. Shtetasi që ka humbur jetën është këmbësori Fatmir Pernata, 29 vjeç, banues në Tropojë ndërsa policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit E. M, 19 vjeç.

Informacion paraprak nga Policia:

Në rrugën Lezhë – Shëngjin, shtetasi E.M. 19 vjeç, banues në Lezhë, ka aksidentuar shtetasin këmbësor F.P. 29 vjeç, banues në Tropojë, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco