Detaje të reja/ Si e stisi rrëmbimin minorenia 13 vjeçare dje në Tiranë

Detaje të reja/ Si e stisi rrëmbimin minorenia 13 vjeçare dje në Tiranë

16:53, 05/10/2019
A+ Aa A-

U fol për një rrëmbim por në fund rezultoi për një ngjarje të stisur nga vetë 13 vjeçarja, e cila kishte disa ditë që e kishte ideuar rrëmbimin duke e paralajmëruar edhe tek rrethi shoqëror.

Detajet e reja i tregon gazetari, Andi Qosja duke treguar hap pas hapi se si e mitura e kishte ideuar.

“Ka qenë ditëlindja e shoqes së ngushtë dhe ajo kishte kërkuar leje nga prindërit, të cilët nuk i kishin dhënë. Nëna i kishte thënë jo. Në dëshminë që ka dhënë në polici, vajza ka treguar se e kishte bërë këtë në formë hakmarrjeje ndaj prindërve. Madje, bashkëpunëtore e vajzës ka qenë edhe motra e saj që ka deklaruar se e kishin rrëmbyer duke e bërë më të besueshëm versionin e saj”, tregon gazetari.

“Kanë qenë banorët e zonës që janë alarmuar të parët, pasi targa e mbuluar dhe e bërtitura e vajzës kanë bërë që të duket gjithçka reale. Ka qenë bashkëmoshatarët e saj, të cilët janë munduar të tregojnë të gjithë ngjarjen por ka edhe aty një pjesë mister pasi kjo mbetet ende e pazbuluar pse stisi gjithë këtë rrëmbim. Gjatë dëshmisë dhë në polici ka thënë që ishte një formë hakmarrje ndaj prindërve të saj. si bahskëpunëtore ka dalë edhe motra e vajzës e cila kishte bërë fabulën më të besueshme”, vijoi gazetari.

Loja e vajzës 13-vjeçare që mendoi të hakmerrej vetëm ndaj prindërve të saj, u përjetua në përmasa të frikshme në opinionin publik. Kishte ditë që e mitura kërkonte leje dhe para për të shkuar te ditëlindja e shoqes së saj të ngushtë, por kishte marrë refuzimin e prerë nga familjarët.

Për të mësuar më shumë, iu rikthyem edhe njëherë vendit nga ku u stis një grabitje në rrugën “Ndre Mjeda”.

Pranë rrugës kryesore ndodhet banesa e të miturës. Të vetmit që duan të tregojnë se si ka ndodhur historia janë shokët dhe shoqet e 13-vjeçares.

Të bindur se bashkëmoshatarja e tyre nuk ka vepruar mirë, fëmijët tregojnë edhe kur folën në telefon me vajzën. Banorët janë të shokuar. Prania e kameras i bën nervozë dhe komentet janë të pakta.

 

Gazetari kërkoi të kontaktonte më familjarët e vajzës së re. Por si përgjigje mori vetëm heshtjen.

Drejtoria e Policisë së Tiranës ka administruar dëshminë e vajzës së dhënë në prani të psikologes. E mitura i ka qëndruar deklarimit të saj se, gjithçka e ka bërë vetëm se ishte privuar  nga pjesa tjetër e shoqërisë për të shkuar te ditëlindja e shoqes së saj të ngushtë. Ndërkohë dëshmi kanë dhënë edhe persona të tjerë, por që më pas janë lënë të lirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco