FOTO/ Gjermania tronditet nga vrasja, viktima është shqiptar

FOTO/ Gjermania tronditet nga vrasja, viktima është shqiptar

16:20, 03/10/2019
A+ Aa A-

Qyteti i vogël i Abensbergut në Bavari të Gjermanisë u trondit mbrëmë nga një vrasje pranë një qendre tregtare.

Sipas gazetës Bild, viktima është shqiptari Fatos L. I plagosur rëndë ka mbetur vëllai i tij.

Gazeta shkruan se nuk përjashtohet që motivi i krimit të jetë politik.

Nuk dihen shumë detaje, por më herët u raportua se ngjarja që tronditi kalimtarët mund të ishte një përplasje mes serbëve dhe kosovarëve.

Viktima mund të jetë kosovari Fatos Lumi. I plagosur ka mbetur vëllai i tij, Hakiu.

Sipas gazetës Bild, autori pasi ka vrarë Fatosin i është vënë në ndjekje vëllait të tij. Pas gjysmë ore janë dëgjuar sërish krisma. I plagosuri është në gjendje kritike për jetën.

Por kjo gazetë shkruan se edhe autorët e krimit janë nga Kosova.

Mendohet se autorët e krimit dhe viktimat njiheshin mes tyre. Policia ka arrestuar një nga të dyshuarit për krimin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco