‘Gentiani më kërkoi t’i merrja një çantë me hekura tek kontenierët, s’e dija që kishte kokainë’

‘Gentiani më kërkoi t’i merrja një çantë me hekura tek kontenierët, s’e dija që kishte kokainë’

11:42, 02/10/2019
A+ Aa A-

Altin Myslihaka, një prej të arrestuarve për 137 kokainë me kontenier në portin e Durrësit, ka dhënë dëshminë e tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda, pas arrestimit me rojen e sigurisë.

Myslihaka, peshkatar, tha para togave të zeza se ai kishte dy javë që ishte pushuar nga puna në anijen e Gentian Malindit, megjithatë, atë natë, Gentiani i kishte kërkuar të shkonte te kontenieret e të merrte një çantë me hekura. Këtë porosi, Myslihaka tha se e kishte kryer pa e ditur se brenda çantës kishte kokainë.

“Kam qënë i punësuar në anijen e Gentian Malindit. Dy javë më parë më kishte larguar nga puna – dëshmoi Myslihaka.- Atë natë më kërkoi të shkoja te kontenierët e të merrja një çantë me hekura. E mora dhe ia dërgova në makine. Nuk e dija që kishte kokainë. Mendova se kur foli për hekura e kishte fjalën për ndonjë gjë, që i duhej për anijen.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco