VIDEO/ Masakra me 3 të vrarë në Mat, zbardhen detaje të reja

VIDEO/ Masakra me 3 të vrarë në Mat, zbardhen detaje të reja

10:16, 02/10/2019
A+ Aa A-

Ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Xibër të Matit ka tronditur dje opinionin publik.

Sherri për një gardh, solli tre viktima, pasi duket se askush nuk e ka zgjidhur këtë konflikt mes familjes së dy vëllezërve Dakuci, që vazhdonte prej vitesh.

Edhe pse disa herë ata ishin ballafaquar disa herë në polici konflikti për të zhvendosur gardhin me 20 centimetra nuk ishte zgjidhur.

Konflikti ditët e fundit ishte acaruar dhe dje ka qenë edhe sherri më i madh, që përfundoi me tre të vdekur, Kujtim e Flogert Dakuci, babë e bir dhe autori i krimit Sali Dakuci.

Pas sherrit Sali Dakuci fillimisht ka qëlluar me pistoletë vëllain e tij, Kujtimin. Kur ka parë babanë e tij të shtrirë përtokë dhe të mbuluar nga gjaku, djali Flogerti ka sulmuan xhaxhain, e ky i fundit ka qëlluar dhe të riun me pistoletë, duke i marrë jetën edhe atij.

Gjatë ditës së sotme do të zhvillohet edhe ceremonia e përcjelljes së viktimave në banesën e fundit.

Sali Dakuci mësohet se do të varroset në fshatin e tij të lindjes, ndërsa babë e bir do të përcillen në Tiranë, për të shmangur një tjetër konflikt mes dy familjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Labi02/10/2019 12:03

Mjafton fakti qe dispononin arme ne shtepi ...Eshte domethanes se c'fare kafshesh jane...Ne djall vafshin...nuk u bene nje here njerez qe te merren vesh ,Po vrasin njer tjetrin per 20 cm gardh

Albi02/10/2019 10:39

Te vrasesh vellane dhe djalin e vellait per nje cop gardhi apo toke eshte cmenduri! Dhe ku ne maj te malit,ne fshat ku toka kushton vetem disa cent.

Shto koment

Denonco