137 kg kokainë në Portin e Durrësit/ Flet pronari kompanisë së kontenierëve: Sjell banane prej 9 vitesh

137 kg kokainë në Portin e Durrësit/ Flet pronari kompanisë së kontenierëve: Sjell banane prej 9 vitesh

22:43, 01/10/2019
A+ Aa A-

Katër ditë pas operacionit “Kuito”, ku u kapën 137 kg kokainë dhe u arrestuan dy persona, hetuesit kanë dyshime se pritësit e drogës kanë pasur bashkëpunëtorë në administratën doganore.

Por hetimet e deritanishme nuk kanë zbuluar ndonjë të dyshuar.

“Alba Exotic Group”, kompania që tentoi të transportonte 137 kilogramë kokaine kishte kryer plot 151 udhëtime me të njëjtin itinerar.

Eduard Dauti, pronari i kësaj kompanie këtë të martë në emisionin Opinion ka folur mbi këtë ngjarje, në kontenierët e kompanisë së tij.

“Unë jam njoftuar fillimisht për herë të parë, nga portalet. Unë sjell banane javë për javë. Ato janë banane dhe unë bëj këtë punë prej 9 vitesh. Unë sjell banane dhe limona nga Amerika latine.  Nuk kisha asnjë dijeni që brenda kësaj ngarkese kishte drogë. Ne e kemi mësuar të premte në darkë, unë sjell minimalisht 450 kontenierë në vit. Mesatarisht 1 kontenier në ditë”, u shpreh Dauti.

Ai tha se si biznesmen në këtë fushë ka frikë, pasi mund të ndodh që si në këtë rast brenda kontenierëve me banane të fute dhe lëndë narkotike.

“Zoti më shpëtoftë, faleminderit DEA apo autoriteteve shqiptare kush i zuri, sepse unë do isha i arrestuar. Kontenierët do kishin kaluar në skaner dhe unë do isha arrestuar. Policia nuk më kanë marrë në fare në pyetje për ngjarjen”, shtoi biznesmeni. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco