FOTO-VIDEO/ Kapen 617 kg kokainë e pastër në Brazil, destinacioni ‘FK Elbasani’

FOTO-VIDEO/ Kapen 617 kg kokainë e pastër në Brazil, destinacioni ‘FK Elbasani’

18:22, 01/10/2019
A+ Aa A-

Një aksion i përbashkët i Grupit të Sigurisë Kufitare (Gefron) dhe Policisë Federale (PF) çoi në sekuestrimin e më shumë se 617 kg kokainë e pastër.

Aksioni u zhvillua pasditen e së dielës në Brasnort, ndërsa lënda narkotike ishte fshehur në trupin e një kamioni ndërsa në pranga përfunduan 4 persona, shkruajnë mediat braziliane.

Ngarkesa e drogës ka një vlerë tregu prej 9 milionë dollarësh dhe sipas autoriteteve, ishte destinuar për Evropën, veçanërisht Shqipërinë pasi mbi qeset me drogë ishte logoja e “FK Elbasanit”.

Përveç drogës, u sekuestrua edhe një kamion bagëtish, dhe dy automjete Fiat Uno që shërbenin si shoqëruesë të lëndëve narkotike.

Shoferi i kamionit deklaroi para policisë, se për transportin e drigës do të përfitonte10,000 dollarë.

"Kjo është kapja më e madhe e vitit dhe një aksion i rëndësishëm", shprehet zyrtarët e policisë braziliane, përcjell Syri.net.

Të tre burrat dhe një grua do të mbahen përgjegjëse për trafik ndërkombëtar të drogës. /SYRI.net

https://www.caceresnoticias.com.br/policia/droga-avaliada-em-9-milhoes-foi-apreendida-em-operacao-conjunta-entre-pf-e-gefron/652264

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco