Pas sherrit me burrin, shqiptarja lajmëron policinë/ Pas kontrollit të dollapit të dy përfundojnë në pranga

Pas sherrit me burrin, shqiptarja lajmëron policinë/ Pas kontrollit të dollapit të dy përfundojnë në pranga

18:15, 01/10/2019
A+ Aa A-

Mbrëmjen e djeshme, policia italiane ka vënë në pranga një çift shqipta.

Sipas mediave italiane, çifti përkatësisht gruaja 29 dhe burri 28-vjeç janë grindur mes tyre dhe për pasojë bashkëshortja ka lajmëruar policinë.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, të cilët ndërhynë në shuarjen e konfliktit mes çiftit, por pas kontrollit të ushtruar në banesë, u gjend drogë.

28-vjeçari e kishte fshehur lëndën narkotike në dollapin e dhomës së gjumit dhe pak çaste më vonë ai u hodh të sulmonte policinë në përpjekje për t’i shpëtuar.  

Ata mundën të sekuestronin 1 kg marijuanë dhe katër peshore, ndërsa shqiptari u arrestua nën akuzën e rezistencës së zyrtarit publik dhe përdorimin e trafikimin e drogës.

Në bazë të hetimeve policia zbuloi se edhe vajza që kishte lajmëruar vetë oficerët kishte marrë një urdhër dëbimi në 23 Mars 2019 dhe ishte kthyer në territorin italian në mënyrë të paligjshme.

Shqiptarja u arrestua nën akuzën e shkelje të ligjeve të imigracionit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco