VIDEO/ 3 viktima në Xibër, vijnë pamjet e para nga vendi i krimit të rëndë

VIDEO/ 3 viktima në Xibër, vijnë pamjet e para nga vendi i krimit të rëndë

17:28, 01/10/2019
A+ Aa A-

Syri.net sjell pamjet e banesës ku ditën e sotme u shënuan 3 viktima.

Sherri brenda familjes ka nisur mes dy vëllezërve, Kujtim e Sali Dakuci, dhe shkak është bërë një gardh ndarës të pronave të tyre,  ku më pas Saliu 55-vjeçar ka marrë armën tip pistoletë dhe ka qëlluar mbi vëllanë, Kujtimin 52-vjeçar, duke i marrë jetën.

Në momentin e sherrit pranë ka qenë edhe djali i viktimës, 19-vjeçari, Flogert Dakuci, i cili sapo ka parë xhaxhanë dhe babain në konflikt e sipër ka ndërhyrë për t'i ndarë, por plumbat e kanë kapur edhe atë. 

I riu ka gjetur vdekjen nga plumbat e pistoletës që përdori xhaxhai i tij, 55-vjeçari Sali Dakuci.

I gjendur përpara dy viktimave, vëllait dhe nipit, Sali Dakuci ka qëlluar për vdekje edhe veten.

Viktimave u është dashur rreth 2 orë që të transportohen drejt spitalit të Burrelit, kjo për shkak të largësisë të këtij fshati me qytetin dhe rrugës së amortizuar. /SYRI.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco