Detaje të reja nga krimi me 3 të vdekur në Klos/ Djali ndërhyri kur pa babanë në gjak, por xhaxhai...

Detaje të reja nga krimi me 3 të vdekur në Klos/ Djali ndërhyri kur pa babanë në gjak, por xhaxhai...

16:59, 01/10/2019
A+ Aa A-

Zbulohen detaje të reja nga vrasja e trefishtë në fshatin Xibër të Klosit, ngjarje e cila tronditi mbarë opinionin publik ditën e sotme.

Sipas asaj që raporton News 24, mollë sherri mes dy vëllezërve dyshohet se ka qenë një gardh, ndonëse ky fakt nuk është konfirmuar ende nga organet e hetimit.

Ndërkohë konfirmohet se, vrasja ka ndodhur për çështje pronësie, ku vëllai ka qëlluar me breshëri plumbash vëllanë e tij, i cili është shtrirë në tokë i mbuluar në gjak.

Menjëherë pas ngjarjes, pasi djali 19-vjeçar ka parë babanë e tij në tokë, ka ndërhyrë për t’i dhënë ndihmë, por është qëlluar edhe ai nga xhaxhai.

Mësohet gjithashtu se, babë e bir nuk kanë ndërruar jetë në vendngjarje, por për shkak të largësisë mes banesës dhe spitalit të qytetit, ata kanë ndërruar jetë gjatë transportimit.

Më pas, autori, pasi ka marrë vesh humbjen e dy jetëve, ka vendosur të vetëvritet.

Viktimat janë, Kujtim Dakuci 52 vjeç, i biri i tij, Flogerti 19 vjeç, ndërsa autori dhe viktima e tretë Sali Dakuci 55 vjeç.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Maloku01/10/2019 19:41

Titulli tronditi opinionin publik nuk eshte i sakte. Pse?. Vrau njeri ne Selenice 8 vete nuk ishte ky titull. Vrau nder Gege prape titull i bute sepse gjithmone kur ka vradje nder gege Maks Velo e te tjere thone shokoni cfare jane maloket. Ai i Selenices ......Me vjen keq por maloket me te medhenj apo kafshet antishqiptare jane ...... Beni analizen.

Shqiptari01/10/2019 19:02

Po kjo dihet, qe shqiptaret jane kanibale dhe te vrasin per nje gardh, vrasin vellain, babane, nipin, xhaxhane, dajen, komshiun. Po, po te vrasin ne vend per 1m2 toke, te vrasin edhe per nje fjale goje. Por te hane mender mutin, dhe rrine si pula te lagura, kur bashkia apo qeveria iu vjen me police, me shkopinj gome dhe gaz helmues, iu helmon femijet dhe pleqte dhe ua rrezon ne menyre te paligjshme shtepine, ua grabit pa ligj komplet token dhe u nxjerr prej bythe ne rruge te madhe. Shqiptaret te hane mutin dhe behen dele, kur qeveria ua grabit voten, kur qeveria ua grabit lirine, kur qeveria i trajton si skllever dhe i perqesh!!! Ja keta jemi ne shqiptaret e "eger" qe te marrim gjak ne vetull per idiotesira dhe budallalleqe! Ah pika, pika, kush meriton te hyje ne Evrope!!!!!!!!!

Shto koment

Denonco