Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

Prostitucion dhe trafik droge/ Merr fund arratia e dy shqiptarëve në Itali

Prostitucion dhe trafik droge/ Merr fund arratia e dy shqiptarëve në Itali

16:29, 01/10/2019
A+ Aa A-

Një shqiptar është arrestuar nga karabinierët e Castellanzas në Itali, në kohën që ishte duke ngrënë mëngjes.

Shqiptari, 45 vjeç, ishte prej disa kohësh në kërkim policor.

Ai ishte dënuar nga gjykata për prostitucion dhe marrja të sendeve të vjedhura, raportojnë mediat përtej Adriatikut.

Ai rezulton i dënuar me 8 vjet e 4 muaj burg, si dhe një gjobë prej 234 mijë eurosh.

Karabinierët e kishin gjurmuar shqiptarin për disa javë, pasi ata kishin vërejtur makina të dyshimta që endeshin rreth shtëpisë së burrit gjatë një shërbimi patrullimi normal.

Përpos shqiptarit, karabinierët e Castellanzas kanë arrestuar një tjetër person të shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar nga gjykata me 8 vjet burg për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

I dyshuari prej kohësh jetonte në arrati .

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco