Zyrtare nga policia/ 3 të vrarë në fshatin Xibër. Emrat e viktimave Pamje nga qyteti i Klosit

Zyrtare nga policia/ 3 të vrarë në fshatin Xibër. Emrat e viktimave

15:27, 01/10/2019
A+ Aa A-

Policia më në fund ka sqaruar ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Xibër të bashkisë së Klosit.

Sipas policisë rreth orës 14:24 minuta të mesditës së sotme Sali Dakuci ka qëlluar me armë kushëririn e tij të parë, Kujtim Dakuci dhe djalin e tij, Flogert Dakuci.

Pasi ka kryer krimin, autori ka qëlluar veten, duke humbur jetën.

Policia e Klosit/ Informacion paraprak

Me datë  01.10.2019, rreth orës 14.24,  në fshatin Xibër,  Bashkia Klos, në rrethana ende të paqarta shtetasi S.D, ka vrarë me  armë zjarri pistoletë kushëririn e parë, shtetasin K.D dhe djalin e këtij të fundit shtetasin F.D  dhe më pas  shtetasi S.D  ka vrarë veten.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco