Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Dorëheqje tek Prokuroria e Krimeve të Rënda

Dorëheqje tek Prokuroria e Krimeve të Rënda

12:33, 01/10/2019
A+ Aa A-

Dorëheqje në prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Prokurori Njazi Seferi mësohet se ka dorëzuar letrën e dorëheqjes së tij, për arsye shëndetësore.

Kërkesa i ka shkuar KLP-së e cila do të marrë vendim në pikën e dytë të rendit të ditës.

Seferi ka patur në hetim dosjen e Kostandinos Kacifas, grekut që u vra në Bularat ne vjeshtën e shkuar.

Dosja e zbardhjes së vrasjes së Katsifas ka qenë së fundmi dhe në qendër të autoriteteve greke.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, kërkoi pak kohë më parë përfundimi e menjëhershëm të hetimeve dhe se ishin të pakënaqur nga vonesa e Prokurorisë Shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco