U shiste shqiptarëve siguracione falso në portin e Barit, arrestohet mashtruesi nga Dibra

U shiste shqiptarëve siguracione falso në portin e Barit, arrestohet mashtruesi nga Dibra

10:17, 01/10/2019
A+ Aa A-

Dhjetra shqiptarë që vinin nga Italia në Shqipëri me makinat e tyre janë mashtruar nga një 21-vjeçar nga Dibra, i cili, në portin e Barit, u priste siguracione makinash të falsifikuara.

Së paku 13 raste mashtrimi u provuan nga Policiae Durrësit, e cila, së bashku me një Prokurorinë e Durrësit, pas dy muajsh hetime, realizuan një operacion për arrestimin e mashtruesit.

Nga operacioni “Siguracioni” u ndalua F. B., 21 vjeç, banues në Dibër, për veprat penale "Falsifikimi i letrave me vlerë", "Mashtrimi" dhe "Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve".

Nga hetimet e kryera rezulton se 21-vjeçari,  gjatë muajit korrik 2019, në Portin e Barit, Itali, ka falsifikuar 13 Siguracione (TPL), në emër të shoqërive të ndryshme sigurimi, për automjetet që hyjnë në Shqipëri

Ndërkohë po vazhdon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco