Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Flota e skafeve me drogë Shqipëri - Greqi -Turqi, në kërkim skafisti i 5 -të

Flota e skafeve me drogë Shqipëri - Greqi -Turqi, në kërkim skafisti i 5 -të

08:48, 01/10/2019
A+ Aa A-

Një aksion i përmasve të gjera është zhvilluar gjatë ditëve të fundit nga policia greke kundër trafikantëve me skafe që shkonin nga Shqipëria e kalonin nëpër ujrat greke dhe çoninin hashashin shqiptar në Turqi.

Një linjë kjo e trafikut ndërkombëtar të drogës. Atje skafistët shqiptarë shkëmbenin drogën e tyre me heroinë turke dhe ktheheshin sërish në Shqipëri.

Sipas gazetës greke Kathimerini, “Policia greke në kërkim të një skafisti të 5. Skafisti është larguar nga gomonia e dytë, ku u arrit të kapej vetëm një përson, i cili po largohej me not.

Droga e kapur dje ishte fshehur nga skafistët e gomones së dytë. Kemi të bëjmë me grup kriminal shqiptaro-italian që trafikon hashash në Turqi dhe e këmben me heroinë.

Droga u gjet në shpellat e zonës dhe u arrit të zbulohej lënda narkotike, e fshehur në ishullin e vogël të Piperit, ndërsa u sekuestrua një ton kanabis.

Ajo që po hetohet, është fakti nese kjo sasi është e gjitha ajo që do të shkëmbehej me heroinë në Turqi dhe se si trafikantët arritën ta fshihnin në zonë. /Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco