Skanimi zbulon mjetin me drogë në Durrës, kapet 500 gramë heroinë

Skanimi zbulon mjetin me drogë në Durrës, kapet 500 gramë heroinë

10:27, 24/09/2019
A+ Aa A-

Një 35-vjeçar u arrestua në portin e Durrësit, pasi në makinën e tij u gjet dhe u sekuestrua nga policia një sasi prej 500 gr heroinë. Fillimisht mjeti tip “Renault” ka kaluar në skaner e më pas është kontrolluar me qen antidrogë. Policia në një njoftim për mediat bëri të ditur se “Shërbimet e Policisë Kufitare Durrës, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Masave për rritjen e kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, kanë goditur një tjetër rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Pas analizës së riskut, kontrollit në vijën e dytë, në pikën e kontrollit të mjeteve, duke përdorur edhe qenin antidrogë, shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar në skaner mjetin tip Renault, me drejtues shtetasin N. K. dhe pas skanimit të mjetit, në brendësi të tij është dalluar një pako, e dyshuar se mund të kishte lëndë narkotike. Menjëherë Policia Kufitare ka njoftuar grupin hetimor dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të mjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 pako, me peshë rreth 500 gr, me lëndë narkotike, e dyshuar heroinë. Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. K., 35 vjeç, banues në Durrës. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco