Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

VIDEO/ Përmbyten fshatrat e Kurbinit dhe Krujës, njerëzit në alarm nga lumi Ishëm dhe Budulla

VIDEO/ Përmbyten fshatrat e Kurbinit dhe Krujës, njerëzit në alarm nga lumi Ishëm dhe Budulla

07:56, 24/09/2019
A+ Aa A-

Përmbytjet kanë shkaktuar një gjendje alarmante në Kurbin gjatë natës. Uji ka hyrë në shumë banesa dhe banorët thanë se këtë gjendje nuk e mbanin mend ndonjëherë të kishte ndodhur.

Po ashtu, fshati Murqinë i Krujës është gdhirë i përmbytur. Lumi Ishëm dhe kanali i Budullës kanë dalë nga shtrati gjatë duke përmbytur fshatin.

Janë rreth 50 banesa të rrethuara nga uji, por fatmirësisht uji akoma nuk ka hyrë nëpër banesa.

Problem i madh është prurja e madhe e lumit dhe e kanalit të Budullës, niveli i të cilave po rritet ndjeshëm çdo sekondë.

Ndërkohë, në disa fshatra të tjera gjendja është alarmante. Janë përmbytur fshatrat Luz, Mazhë, Mallkuc, Gjuricë, Bilaj, Murqine, Hasan, Ura e Gjoles etj... Janë me qindra hektarë tokë dhe dhjetëra banesa të rrethuara nga uji. Shumë familje janë të izoluara brenda dhe niveli i ujit po rritet çdo sekondë.

Mësohet se është përmbytur autostrada Fushë Krujë - Milot në afërsi të Luzit.  Një vërshim i madh uji në rrugë e ka bërë të vështirë kalimin, niveli i ujit ka arritur në 30 centimetra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku24/09/2019 08:58

A e kemi mirë e shëndosh perëndi babën? Kjo ka rëndësi për ne shqiptarët. Për tërmete, për përmbytje, për drogë e për grabitje nuk na bëhet vonë, jemi mësuar të na bëjnë mëmat tërë jetën, mjafton që perëndi baba të jetë i lumtur, i pasur, i gazuar, .... Kur na "japin" çapin e bukës dhe kur na shajnë armikun e rradhës (Salën), neve i puthim jo vetëm dorën por edhe bythën.

Kev24/09/2019 08:29

O "gazetare" te Syrit, cfare jane keto "lajme" te papergjegjeshme qe shkruani? Se pari, ne çdo Video qe shfaqni duket qarte se shtepiat (jevgjite) jane te ndertuar jashte çdo kriteri ligjor e infrastrukturor e gjeologjike. Tere ato zona te permbytura jane zona te papershtateshme per banim. Ne vend qe te nxirrni ne pah "jevgjitllekun" alla Shqiptar per debat te gjere beni artopolantin e kritikut pa kriter. Media Kazan jeni po hajd

Shto koment

Denonco