VIDEO/ Tjetër tërmet trondit Shqipërinë. Qytetarët në Tiranë dalin në rrugë

VIDEO/ Tjetër tërmet trondit Shqipërinë. Qytetarët në Tiranë dalin në rrugë

22:42, 22/09/2019
A+ Aa A-

Një tjetër tërmet ka tronditur Shqipërinë. Lëkundjet sizmike u regjistruan rreth orës 22.08 minuta.

Tërmeti i shënuar sonte ka një magnitudë prej 4.5 ballë. Epiqendra e tërmetit ka qenë pranë qytetit të Vorës e 16 km larg Tiranës.

Lëkundjet kanë krijuar sërish panik te qytetarët në kryeqytet, të cilët kanë dalë sërish nga banesat e tyre.

Kujtojmë se epiqendra e tërmetit të fuqishëm, 5.8 ballë ka qenë në Durrës, pranë atij që ra edhe sonte.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco