VIDEO/ Mos e humbisni këto pamje, termeti, gazetarët vrapojnë të dalin jashtë...

VIDEO/ Mos e humbisni këto pamje, termeti, gazetarët vrapojnë të dalin jashtë...

14:17, 22/09/2019
A+ Aa A-

Tërmeti i fuqishëm që goditi dje vendin, kryesisht Durrësin dhe Tiranën ka krijuar mjaft panik dhe frikë tek të gjithë qytetarët, të cilët për t’u vetëmbrojtur nxituan të dilnin nga çdo ndërtesë që ndodheshin.

Dhe kështu në momentin që toka dridhej gjëja e parë që të thotë instinkti të bësh është që të dalësh me vrap nga ambientet e mbyllura.

Kështu ndodhi dje dhe në redaksinë e Fax News, ku gazetarët të tmerruar nga tronditjet e fuqishme, kanë nxituar me shpejtësi që të dalin menjëherë nga zyra, madje edhe duke shtyrë njëri-tjetrin.

Pamjet janë me të vërtetë komike, por nga ana tjetër edhe të frikshme dhe të natyrshme pasi bëhet fjalë në këtë rast për një nga tërmetet më të fuqishëm që tronditur vendin në 30 vitet e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco