FOTO/ Kush është i forti i Fushë Krujës që iu bë atentat në derë të shtëpisë

FOTO/ Kush është i forti i Fushë Krujës që iu bë atentat në derë të shtëpisë

11:23, 22/09/2019
A+ Aa A-

Një atentat më armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Fushë-Krujë, që përfundoi me vrasjen e një 50 vjeçareje, Shpresa Basha ndërsa mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasit Mariglen Haka.

Ai ka mbërritur rreth orës 23:30 minuta me një makinën luksoze në Spitalin e Traumës në Tiranë. Mariglen Haka, 27 vjeç, është një personazh i njohur për policinë.

I konsideruar si një nga të “fortët” e Fushë Krujës, ai është arrestuar në shtator 2018 së bashku me disa persona të tjerë gjatë një aksioni të RENEA-s në Nikël.

Haka u arrestua në posedim pa leje të armëve dhe municioneve luftarake dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Po ashtu në qershorin e 2011-ës ai u arrestua nga policia si i akuzuar për vrasjen e Nadien Zenelit, shrkuna fax ëeb, ngjarje  e ndodhur në zonën e Bllokut në Tiranë. Aso kohe, vrasja e 32-vjeçarit nga Dibra u dyshua si eleminim për shkaqe hakmarrjeje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco