U hodh nga ballkoni me djalin e mitur në krah, nëna rrëfen tmerrin: Tërmeti na shkatërroi shtëpinë

U hodh nga ballkoni me djalin e mitur në krah, nëna rrëfen tmerrin: Tërmeti na shkatërroi shtëpinë

09:32, 22/09/2019
A+ Aa A-

Një grua e lënduar nga tërmeti i fuqishëm në Tiranë ka rrëfyer panikun  e saj dhe të fëmijvë të saj për “News 24”.

Duke mos dashur të tregojë fytyrën, e lënduara tha se ndodhej brenda shtëpisë, kur fëmijët kishin filluar të bërtisnin.

Ajo tregoi se kishte kapur menjëherë në krah çunin e mitur dhe gocën dhe ishte hedhur nga ballkoni.

Ku ndodheshit kur ra tërmet?

Brenda në shtëpi, filluan të bërtisnin fëmijët. Kapa në krah çunin dhe gocën dhe u hodha nga ballkoni. Shtëpia vende-vende është çarë.

Po fëmijët kanë pas lëndime?

Jo, vetëm se janë trembur, janë traumatizuar. Fëmijët kanë pas më shumë dëmtime psikologjike. Banesa është një katëshe.

Ka persona të tjerë të lënduar?

Nuk e di, thonë që ka, më shumë nga frika. Ashtu siç dola dhe unë.

Sa fëmijë keni, banesa juaj është e banueshme?

Jo, mbrëmë kemi ndenjur deri vonë jashtë, pastaj kemi shkuar të flemë te nëna. Fëmijët janë te komshinjtë. Goca nuk ka vënë gjumë në sy fare.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco