VIDEO/ Tërmeti ndërpret ceremoninë martesore, çifti dhe dasmorët vrapojnë jashtë lokalit për të shpëtuar kokën

VIDEO/ Tërmeti ndërpret ceremoninë martesore, çifti dhe dasmorët vrapojnë jashtë lokalit për të shpëtuar kokën

19:27, 21/09/2019
A+ Aa A-

Tërmeti i fuqishëm që tronditi Shqipërinë gjatë pasdites së të shtunës, përpos dëmeve materiale që solli edhe ndërprerjen e eventeve ceremoniale, që në fundjavë janë të shumta.

Një çift që po festonin lidhjen e tyre në martesë, u është dashur të ndërpresin ceremonine dhe të vrapojnë bashkë me dasmorët jashtë lokalit, pasi kanë ndjerë dridhjet e fuqishme të tërmetit.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Astirit.

Një prej dasmorëve i veshur me kostum tradicional kombëtar ka treguar për Report Tv se në momentin e tërmetit ata kanë nxituar të futen poshtë tavolinave.

"Jemi futur poshtë tavolinave. Nxituam të nxjerrim fëmijët jashtë. Njerëzit u përqendruan te dasma pastaj", tha dasmori.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco