Janë pamje shokuese ato të cilat po vijnë nga momenti në moment mbi dëmet materiale që ka shkaktuar tërmeti i pasdites së sotme në Tiranë.
Nga pamjet konstatohen pallate të cilat janë ndarë në dy pjesë, duke treguar se siguria në këto pallate është e ulët. Janë disa pallate që deri tani raportohen të dëmtuara rëndë, ndërkohë që pritet edhe ndërhyrja e emergjencës civile, të cilat duhet të ndërhyjnë menjëherë për të konstatuar pallatet që përbëjnë rrezik për banorët.
© SYRI.net