Aksident tragjik në Tiranë/ Motori përplaset me makinën, një i vdekur e një i plagosur

Aksident tragjik në Tiranë/ Motori përplaset me makinën, një i vdekur e një i plagosur

22:50, 20/09/2019
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Një automjet dhe një motor janë përplasur ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit. Ai është dërguar me urgjencë në spital por nuk ka mundur të mbijetojë.

Ndërkohë i plagosur është edhe personi që ishte pasagjer në motorçikletë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit tragjik.

Informacioni paraprak i Policisë:

Rreth orës 18:33 në rrugën “Stavri Themeli” motoçikleta me drejtues M.M ka humbur kontrollin duke u përplasur me një automjet të parkuar në rrugë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i motoçikletës shtetasi M.M, si dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve pasagjeri i motoçikletës shtetasi E. M.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dhe shkakut të humbjes së kontrollit të motoçikletës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco