Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Prokuroria pritet të apelojë vendimin për Saimir Tahirin

Prokuroria pritet të apelojë vendimin për Saimir Tahirin

12:26, 20/09/2019
A+ Aa A-

Prokuroria pritet të apelojë vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin.

Në kërkesën e saj, prokuroria kërkoi javën e shkuar dënimin prej 12 vitesh burgim, që zbriste në 8 për shkak të gjykimit të shkurtuar, duke e akuzuar ish ministrin për tre vepra të rënda: “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “ Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

Ndërkohë në vendimin e gjykatës, ish-ministri i Brendshëm u dënua me 5 vite burg të konvertuar me 3.4 vite shërbim prove.

Ish-ministri i Brendshëm u vu nën hetim nëntorin e vitit 2017, nën dyshimet se kishte lidhje me grupin e vëllezërve Habilaj, kushërinj të tij, të cilët ishin pjesë e një organizate italo-shqiptare e cila trafikonte marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë. Hetimet nisën pasi autoritetet italiane goditën këtë organizatë në Catania, ndërsa në përgjimet e kryera, emri i zotit Tahiri përmendej disa herë në bisedat mes trafikantëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco