I trembur nga burgu/ Tahiri ju kujton Ramës e Xhafës vëllezërit trafikantë

I trembur nga burgu/ Tahiri ju kujton Ramës e Xhafës vëllezërit trafikantë

11:48, 19/09/2019
A+ Aa A-

Vijon seanca në Gjykatën e Krimeve të Rënda për Saimir Tahirin në gjykatë. Fjalën e ka marrë edhe vetë Tahiri, i cili me tone të larta e të acaruara ka folur në lidhje me akuzat.

Ai mësohet të këtë deklaruar se disa njerëz nuk përgjigjen as për vëllezërit.

Nuk është shumë qaratë se për kë e kishte fjalën Tahiri por mund të supozohet se ai po aludon për ish pasarëdhësin e tij Xhafa dhe kreun e qeverisë Rama. Vellai i ish ministrit Xhafa u detyrua të shkonte në Itali të vuante një dënim atje për trafik droge, Ndërsa vëllai i kreut të qevrisë Olsi Rama eshtë akuzuar shumë shpesh sidoms nga opozita si një eksponenet i grupit të Xibrakës.

Ndërkohë që gjykata ka rrëzuar provat e cituara nga Tahiri. Gjykata ka kontestuar disa nga provat e përmendura në seancën e kaluar nga Saimir Tahiri. Më konkretisht emaili dërguar prokurorit Dritan Prençi, shkresat e dërguara në drejtim të ish Ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe regjistri i hyrje daljeve në Ministrinë e Brendshme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco