Kofliktohet me një shtetas, qëllon me armë në tokë por arrestohet nga policia

Kofliktohet me një shtetas, qëllon me armë në tokë por arrestohet nga policia

11:15, 19/09/2019
A+ Aa A-

Një konflikt për motive të dobëta për pak sa nuk ka sjellë një tragjedi në Kavajë. “Në bulevardin “Josif Buda” në Kavajë, ky shtetas është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me shtetasin R. D., si dhe dyshohet se ka qëlluar në tokë me armë zjarri dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes”.

Policia ka arrestuar një 31 vjeçar.

Kavajë

Konfliktohet fizikisht për motive të dobëta me një shtetas dhe më pas largohet nga vendi i ngjarjes.

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë lokalizohet, kapet dhe arrestohet 31-vjeçari.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë në bashkëpunim me Seksionin e Kërkimit në D.V.P. Tiranë, u bë lokakizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit:

- M. C., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Në bulevardin “Josif Buda” në Kavajë, ky shtetas është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me shtetasin R. D., si dhe dyshohet se ka qëlluar në tokë me armë zjarri dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Falë reagimit të menjëhershëm të forcave të policisë Kavajë në bashkëpunim me Seksionin e Kërkimit në D.V.P. Tiranë u bë lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit M. C., në zonën e Alliasit në Tiranë, në banesën e vjehrrit të tij, ku ky shtetas kishte shkuar për tu fshehur nga shërbimet e policisë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasit M. C., për veprat penale “Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Kansoje” dhe “Dëmtime të tjera me dashje” dhe materialet u referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco