Lëshoi certifikatë pa autorizim, punonjësi i gjendjes civile procedohet penalisht

Lëshoi certifikatë pa autorizim, punonjësi i gjendjes civile procedohet penalisht

10:55, 19/09/2019
A+ Aa A-

Specialistët e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Elbasan kanë proceduar penalisht punonjësin e gjendjes civile në qytetin e Peqinit. Sipas policisë, shtetasi me iniciale Q.B ka lëshuar një certifikatë pa autorizimin e personit që i përkiste, ndërsa ky dokument më vonë është përdorur nga një tjetër person për nxjerrjen e pasaportës dhe kartës së identitetit.

Njoftimi i policisë:

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan, u procedua penalisht për veprat penale “Falsifikim i akteve të gjendjes civile” dhe “Shpërdorimi i  detyrës”, shtetasi:

Q.B., 48 vjeç,  banues në Peqin,  pasi dyshohet se ky shtetas  me detyrë punonjës i gjendjes civile Peqin, ka lëshuar një certifikatë, pa autorizimin e personit që i përkiste e cila është përdorur me vonë nga një person tjetër për nxjerrjen e pasaportës  dhe kartës së identitetit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco