EMRAT/ Goditi me çekiç në kokë shitësen, kush janë autori dhe e plagosura

EMRAT/ Goditi me çekiç në kokë shitësen, kush janë autori dhe e plagosura

21:46, 18/09/2019
A+ Aa A-

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur pak minuta më parë në Elbasan, ku një person në tentativë për të grabitur një dyqan ka goditur me çekiç shitësen,

Personi i ndaluar tashmë nga Policia është Olti Caroshi, ndërsa viktimë e grabitjes ka mbetur shtetasja Anxhelina Panxhi.

Sipas të dhënave më të fundit, Carruni njihet në zonë për probleme të shëndetit mendor.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 5 Maji në Elbasan.

Personi në përpjekje për të grabitur një dyqan ka hasur në rezistencën e shitëses, ku gjatë përleshjes e ka qëlluar me çekiç në kokë duke e lënë të plagosur.

Shitësja e plagosur Anxhelina Panxhi, 30-vjeçe, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

                                                                                  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco