Bllokonin valët e pultit kur mbylleshin makinat, zbulohen hajdutët e tmerrshëm në Tiranë

Bllokonin valët e pultit kur mbylleshin makinat, zbulohen hajdutët e tmerrshëm në Tiranë

11:31, 18/09/2019
A+ Aa A-

Komisariati i Policisë Nr.1 Tiranë ka zbuluar 6 raste vjedhjesh të ndodhura më parë në zonën e liqenit të Farkës. Si rrjedhim ka arrestuar një person dhe ka shpallur një tjetër në kërkim . U ka sekuestruar një makinë dhe një pult,  një aparat i cili iu shërbente autorëve për bllokimin e valëve të pultit për mbylljen e automjeteve.

Gjatë operacionit të koduar “Liqeni” u arrestua A. A., 32 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për “Vjedhje të kryer në bashkëpunim”. Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e K. K., 32 vjeç, i dënuar më parë për “Vjedhje”.

Dy shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se janë autorë të vjedhjeve të ndodhura në parkimet e automjeteve në zonën e liqenit të Farkës, ku pasi thyenin xhamat e automjeteve dhe bllokonin me një aparat, valët e pultit për mbylljen e automjetit, merrnin nga mjetet sendet që ndodheshin brenda tyre.

Nga veprimet procedurale të kryera, si dhe bazuar në këqyrjen e pamjeve filmike të cilat u janë sekuestruar subjekteve pranë vendeve të vjedhjeve, dyshohet se këta dy shtetas janë autorë të 6 vjedhjeve të kryera më parë në automjete në zonën e liqenit të Farkës, konkretisht:

 Më datë 17.09.2019 i kanë vjedhur portofolin shtetasit P. Ll.;

 Më datë 17.09.2019, shtetasit E. R., në  parkimin e një lokali në zonën liqenit të Farkës i kanë vjedhur nga mjeti portofolin dhe një palë syze;

 Më datë 15.08.2019, shtetasit K. M., i kanë vjedhur nga automjeti i parkuar në zonën e liqenit të Farkës portofolin;

 Më datë 16.08.2019, shtetasit Z. P., i kanë vjedhur nga automjeti i parkuar në zonën e liqenit të Farkës një çantë;

 Më datë 30.08.2019, shtetasit D. S.,  në zonën e liqenit të Farkës i kanë vjedhur nga automjeti dy çanta dore;

 Më datë 09.07.2019, shtetasit S. T., në zonën e liqenit të Farkës i kanë vjedhur nga automjeti sendet personale.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: mjeti që posedohej nga shtetasi A. A., një pult dhe një aparat i cili iu shërbente autorëve për bllokimin e valëve të pultit për mbylljen e automjeteve.

 

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco