Aksidenti me vdekje në Durrës, arrestohet shoferi

Aksidenti me vdekje në Durrës, arrestohet shoferi

10:13, 18/09/2019
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në Durrës.

Gjatë mbrëmjes së djeshme ka ndodhur një aksident me vdekje.

Policia njofton se është arrestuar drejtuesi 28-vjeçar E.C. i makinës i cili pas ngjarjes u largua nga vendi i aksidentit.

Viktimë mbeti një person i cili po udhëtonte me biçikletë.

Njoftimi për ngjarjen.:

Më datë 17.09.2019 u arrestua në flagrancë shtetasi E.C., 28 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” pasi në mbrëmjen e datës 17.09.2019 në Rrotull, Durrës, duke drejtuar mjetin tip Peugot ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin R.Ç., 32 vjeç, i cili drejtonte një biçikletë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco