Arrestohet pasi i kërkoi seks studentes për provimet, ja çfarë thotë policia

Arrestohet pasi i kërkoi seks studentes për provimet, ja çfarë thotë policia

09:17, 18/09/2019
A+ Aa A-

Është vënë në pranga pedagogu i Universitetit të Elbasanit, i cili u denoncua mbrëmjen e djeshme nga një emision telviziv.

Pas daljes së videos, policia mësohet se e ka vënë në pranga pedagogun, Denis Himçi.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan,  bënë ndalimin  e shtetasit D.H., 36 vjeç,  pedagog pranë Universitetit "Aleksandër Xhuvani", Elbasan, për  veprat penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Ndalimi  i tij u bë pas transmetimit  të pamjeve filmike  në emisionin investigativ "Stop ", ku ky shtetas i kërkonte favore seksuale një studenteje në këmbim të dhënies së provimeve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Askushi18/09/2019 09:57

    Arrestimi i petagogut nga nje videopergjim, eshte veprimi i duhur i drejtesis. Por une kam disa pyetje per kete “DREJTESI”: Perse ne shume e dhume radte te tjera, qe nga Geroni vellaj i ministrit, e deri tek publikimet e Bild-it, prokurorija nuk vepron???? Kerkon autentikimin e pergjimit? Ne jete raste ( shume mire sigurisht) bene arrestimin e patagog debilit, pa bere autentimin e rregjistrimit. ? Me kete drejtesi, keto ngjarje do te ndodhin perdite.

    Shto koment

    Denonco