Shqiptarja gjendet e therur me thikë në dhomën e gjumit

Shqiptarja gjendet e therur me thikë në dhomën e gjumit

08:00, 18/09/2019
A+ Aa A-

Të martën në mëngjes, rrethi i Strasbourg-ut është shokuar nga një ngjarje tragjike. Një 58-vjeçare nga Kosova është gjetur pa shenja jete nga burri i saj, që u kthye nga puna. Ai e kishte gjetur në shtrat, derisa gruaja shqiptare ishte goditur disa herë me thikë, përcjell albinfo.ch.

Mediat franceze i kanë kushtuar mjaft shkrime kësaj ngjarjeje. Sipas tyre, ngjarja tragjike ndodhi në një banesë sociale Adoma, në rrethin Strasburg të Neudorf.

Një burim i afërt me hetimin ka thënë se trupi ishte goditur disa herë më thikë, por vetëm autopsia do të tregojë nëse vdekja është si pasojë e goditjeve me thikë, përcjell tutje albinfo.ch.

Burri i saj është i shokuar dhe kur të qetësohet, do të intervistohet, ashtu si edhe banorët e tjerë dhe fqinjët. Hetimi ka filluar menjëherë, është duke u kërkuar arma e vrasjes. Gjithashtu edhe kamerat CCTV janë duke u analizuar. Raportohet se gruaja ishte e lindur në vitin 1961 dhe vetëm hetimi më vonë do të tregojë se çfarë ka ndodhur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco