Pedagogu i kërkon puthje dhe favore seksuale studentes në këmbim të marrjes së provimeve

Pedagogu i kërkon puthje dhe favore seksuale studentes në këmbim të marrjes së provimeve

21:01, 17/09/2019

Një pedagog që i kërkon puthje studentes në shkëmbim të favorit të dhënies së provimit.

Emisioni investigativ “Stop” ka transmetuar në emisionin e sotëm rastin e një pedagogu i cili kërkonte afera seksuale ne këmbim të marrjes së disa lëndëve mbetëse.

Pedagogu Denis Himci i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, tregohej këmbëngulës duke i bërë komplimente dhe duke i premtuar vajzës veç marrjes së provimeve, edhe dhurata gjithashtu.

“Mallkuar ai që nuk të do ty, të çoj unë për ndonjë masazh. Zëre se unë jam engjëlli yt dhe do t’i plotësoj të gjitha nga A-ja te Zh-ja”.

Herë pas here vajza përpiqej t’i shmangej në mënyra të ndryshme, por pedagogu në fjalë vazhdonte  të mos merrte parasysh asnjë prej arsyeve që vajza mund t’i jepte.

Situata rëndohet me studenten, kur në këmbim të provimeve, duhet të japë trupin e saj për marrjen e provimeve. Madje, ai është i gatshëm, që një kolegeje t’i blejë parfum, që kjo e fundit, t’ia japë provimet studentes.

Profesori-doktor i shkencave Denis Himçi kërkon puthje, por është i pakënaqur me puthje në faqe…!!!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco