Vrasja e kreut të ultrasve të Lacios, kush është shqiptari i dyshuar dhe lidhjet me Camorran

Vrasja e kreut të ultrasve të Lacios, kush është shqiptari i dyshuar dhe lidhjet me Camorran

19:01, 17/09/2019
A+ Aa A-

Policia e Romës ka arrestuar mëngjesin e sotëm  21 persona, në një aksion të madh antidroge, pas një hetimi të nisur që nga viti 2017

Arrestimet janë kryer në zonën e Torpignattara, Marranella, La Rustica, Acilia, Infernetto, Pietralata dhe Fonte Nuova.

Midis të arrestuarve janë edhe Davide Barberis, trajneri personal i ‘Diabolik’ kapoultrasit të Lacios që u ekzekutua disa javë me parë në një park qendror në Romë.

Barberis ishte pika e kontaktit midis kryetifozit të vrarë të Lacios Fabrizio Piscitelli  dhe klanit shqiptar të drogës, që së bashku menaxhuan drogën që tregtohej në Romën veriore.

Klan që drejtohet nga Dorian Petoku, një personazh  i njohur në botën e krimit për lidhjet që kishte me Arben Zogun, i njohur për lidhjet e tij me Camorran dhe drogën.

Midis të arrestuarve, ka edhe edhe personazhe të spikatur të botës romane të krimit, përfshirë Fabrizio Capogna, që i përkasin familjes së famshme Capogna, Gaetano Giuseppe Mazza, Sicilian, që banon në Kolumbi, si edhe figura të tilla si Luca De Dominicis, i njohur si “Zoppo”, dhe Davide Fedeli, furnizuesit e njohur të sheshit të tregut të drogës Rustica.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco