Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

U kap me 11 kg heroinë në Port, si e kishte modifikuar makinën kosovari

U kap me 11 kg heroinë në Port, si e kishte modifikuar makinën kosovari

18:16, 17/09/2019
A+ Aa A-

Një shtetas kosovar, i identifikuar si Agim Sylejmani u kap sot në Portin e Durrësit në momentin që po transportonte 11 kg heroinë në makinën e tij tip ‘Opel’.

Nga zbulimet e fundit droga dyshohet se kishte destinacion final Italinë.

Sipas policisë dyshohet se mjeti tip Opel me të cilin udhëtonte Sylejmani është modifikuar në Kosovë, më qëllim për të krijuar një hapësirë të posaçme për të fshehur drogën.

Një pjesë e heroinës së gjetur ishte futur tek kjo hapësirë ndërsa pjesa tjetër brenda gomës rezervë.

Agim Sylejmani është rezident në Zvicër, ndërsa kishte udhëtuar me këtë mjet nga Kosova drejt Durrësit ditën e djeshme.

Ai vetë ka mohuar të ketë lidhje me ngarkesën me heroinën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco