FOTO/ Luftë për malin e Tomorrit, Policia rrethon biznesmenët e gurit

FOTO/ Luftë për malin e Tomorrit, Policia rrethon biznesmenët e gurit

14:56, 17/09/2019
A+ Aa A-

Policia e Beratit e mbështetur nga forcat speciale, ka zhvilluar një betejë tjetër sot për të marrë me forcë malin e Tomorrit. Qindra policë kanë bllokuar kamionët dhe rrethuar “biznesmenët e gurit” duke iu kërkuar të dorëzohen.

Irritimi ka qenë i madh midis dy palëve, por është shtuar edhe më pasi aty janë përfshirë edhe qytetarë - viktima, që kanë ngecur me mjetet e tyre për orë të tëra, në aksin Novaj - Tomorr

Pronarët e firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ në malin e Tomorrit e kanë fituar gjyqin dhe vazhdojnë me këmbëngulje të mbajnë hapur bizneset e tyre, por qeveria u ka kundërvënë Policinë, pasi e konsideron malin e Tomorrit, park kombëtar.

Nga ana tjetër, biznesmenët janë të bindur se nuk bëhet fjalë për të mbrojtur një park kombëtar, por interesa të fshehta biznesi të kryebashkiakut të Poliçanit, të Adriatik Zotkajt.

130 forca policie janë shpërndara sot në të gjithë malin, njesoj si një javë më parë, në 8 pika strategjike: Në akset: Dobrush-Mali i Dobrushës,Bogovë- Selan,Bogovë-Novaj,Pronovik -Novaj dhe Novaj-Rrasë e Novajt./SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Gramoz17/09/2019 16:03

    Narkopolicia e narkogjeneralit Llesh Lesh Pershesh Kimikut, ne vend qe te merret me krimin, aksidentet, drogen qe osht sheshit dhe po e konsumojne edhe ne shkollat 9vjeçare e plot e plot probleme te tjera te rendit, angazhohet kunder atyre qe e kane fituar te drejten per te punuar me vendim gjykate dhe per te mbajtur familjet me buke! Polli pula Lleshit, nkaçile tleshit! Polici dhe minister leshi!

    Shto koment

    Denonco