Lajmi i fundit

10 fakte dhe ‘rastësitë domethënëse’ që provojnë përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen ‘Xibraka’

'Një pjesë e kokainës së kapur në Selanik kishte destinacion Shqipërinë'

'Një pjesë e kokainës së kapur në Selanik kishte destinacion Shqipërinë'

14:32, 17/09/2019
A+ Aa A-

Mediat greke shkruajnë sot se një pjesë e kokainës së kapur në Selanik kishte pasur destinacion Shqipërinë. Gazeta greke “Kathimerini” shkruan: “Takimi i disa përfaqësuesve të DEA-s në Paro për një seminar, përkoi me përfundimin e një hetimi të madh të Policise greke, zbulimin e më shumë se 10 konteinerëve me kokainë të ardhur nga Ekuadori e të fshehur në sistemin e ftohjes.

Konteinerët e filluan udhëtimin e tyre nga porti i Guaiakil me destinacion portin e Selanikut dhe Pireut, ndërsa një kontenier përfundoi në Shqipëri”.
Sipas informacioneve, disa prej 100 konteinerëve të dyshuar, kishin destinacione të tjera, konkretisht portin e Selanikut, Malin e Zi dhe Shqipërinë.

Ndërkohe Newsit.gr, shkruan: Droga është kapur disa ditë më parë në Pire, por vazhdon ende hetimi dhe kontrolli i çdo kontenieri. Mendohet që sasia e kapur mund të shkojë në 1 ton kokainë të pastër/SYRI.TV

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz17/09/2019 15:25

Meqense ka qene 100% e paster, do ket qene porosi e Edver dhe Olsi Taqi Xibrakes!

Shto koment

Denonco