Aksion i befasishëm në shtëpinë e lezhjanit, i zbulohet drogë në tavanin e shpisë…

Aksion i befasishëm në shtëpinë e lezhjanit, i zbulohet drogë në tavanin e shpisë…

11:31, 17/09/2019
A+ Aa A-

Një 49-vjeçar është arrestuar nga ana e policisë së Lezhës, pasi i janë gjetur  6 kg 185 gr lëndë narkotike në çatinë e banesës.

Njoftimi i policisë: 

Bashkëpunimi komunitet – polici, finalizon operacionin antidrogë ” Barbulloja”.

Sekuestrohen 6 kg 185 gr lëndë narkotike, në pranga poseduesi i saj.

Specialistët për hetimin e narkotikëve dhe forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, mbi bazën e informacione të marra falë bashkëpunimit komunitet – polici, se një shtetas në banesën e tij fshihte drogë, kanë ushtruar kontroll të befasishëm, ku të shehur në çatinë e shtëpisë së tij në fshatin Barbullojë në Lezhë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e proves materiale një sasi prej 6 kg 185 gr lëndë narkotike kanabis sativa.

U arrestua në flagrancë shtetasi B.P. vjeç 49, banues në Lezhë, i dyshuar si posedues i saj, për veprën penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Materialet proçedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco