Përdhunon mbesën dhe shpërndan videon ndër shokë, i vihen prangat në doganën e Jarinjës

Përdhunon mbesën dhe shpërndan videon ndër shokë, i vihen prangat në doganën e Jarinjës

11:01, 17/09/2019
A+ Aa A-

Gjykata e Prishtinës e ka shtyrë edhe me dy muaj të tjerë, paraburgimin për N. D, i cili ka përdhunuar mbesën e tij, vajzën e motrës. Vendimi u dha javën që shkoi. 

Në muajin  korrik, mbesa e tij, L.M  kishte raportuar në polici se daja i saj e kishte marrë me forcë kur po kalonte afër shkollës “Mihajl Grameno” në Fushë Kosovë dhe e kishte dërguar në një motel, ku e kishte detyruar të kryente marrëdhënie seksuale. 

Gjatë aktit seksual, daja përdhunues e kishte incizuar vajzën e motrës pa vullnetin e saj dhe e kishte shpërndarë xhirimin përmes rrjeteve sociale te disa persona. Përdhunimi ndodhi më 27 qershor në një motel në lagjen “Veterniku” të Prishtinës.

I arrestuari N.D së bashku me familjen e tij gjendet me vendbanim të përhershëm në Gjermani dhe më 26 korrik ai është arrestuar në pikën kufitare në Jarinje, pasi po hynte sërish në Kosovë për të kaluar pushimet verore.

Dhunuesit fillimisht iu dha masa e paraburgimit një muaj për veprat penale “Dhunim” dhe “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”, pastaj iu shtz edhe me dz muaj të tjerë. Sipas Kodit Penal të Kosovës, vepra penale “Dhunim” dënohet me burgim 2 - 10 vjet ndërsa “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara” dënohen me gjobë ose me burgim nga 1 - 3 vjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco