Me 11 kg heroinë në makinë, arrestohet në portin e durrësit shoferi. Emri

Me 11 kg heroinë në makinë, arrestohet në portin e durrësit shoferi. Emri

10:18, 17/09/2019
A+ Aa A-

Një sasi prej 11 kg heroinë është sekuestruar në Portin e Durrësit. Ndërsa në pranga është vënë një 50 vjeçar banues në Zvicër, i cili po transportonte lëndën narkotike me një makinë Opel.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në pikën e kontrollit të mjeteve, në mjetin tip Opel me drejtues shtetasin Agim Sylejmani.

“Shërbimet e Policisë Kufitare duke përdorur edhe qenin antidrogë kanë konstatuar se në brendësi të automjetit kishte lëndë narkotike. Menjëherë është njoftuar grupi hetimor dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës. Gjatë kontrollit të imtësishsëm të automjetit në gomën rezervë dhe në brendësi të vendit ku ajo vendoset, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 25 pako me lëndë narkotike, me peshë 11 kg, e dyshuar Heroinë", thuhet në njoftimin e policisë.

Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit  A. S., 50 vjeç, banues në Zvicër, drejtuesi i mjetit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco