Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

FOTO/ Aksidenti i rëndë në Pogradec, policia jep detaje të reja

FOTO/ Aksidenti i rëndë në Pogradec, policia jep detaje të reja

20:01, 15/09/2019
A+ Aa A-

Policia e Korçës ka dhënë informacionet e para në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur në fshatin Leshnicë në rrugën Korçë-Pogradec.

Sipas policisë, makinat e përplasura janë një ‘Golf’ dhe një ‘Benz’.

Ka humbur jetën në vendin e ngjarjes shoferi i ‘Golf-it’, ndërsa 4 persona janë të plagosur rëndë.

Policia Pogradec/ Informacion paraprak

Më datë 15.09.2019, në aksin rrugor Korçë-Pograd­ec, në afërsi të fsha­tit Leshnicë, ka ndodhur një aksident automobilistik, ku janë përplasur mjeti tip ‘Golf’, me mjetin tip ‘Benz’ me drejtues shtetasin D. H.

Për pasojë, ka ndërruar jetë, drejtuesi i mjetit tip ‘Golf’ dhe janë transportuar në Spital për mjekim 4 shtetas, ndër të cilët tre pasagjerë të mjetit tip ‘Golf’, si edhe drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’, shtetasi D.H, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco