Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Plagosje me thikë në Tiranë

Plagosje me thikë në Tiranë

10:51, 15/09/2019
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë kur një përson ka sulmuar me thikë një person tjeter duke e plagosur.

Ja njoftimi i policisë:

Tiranë

Plagos me mjet prerës një shtetas pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 4, arrestuan në flagrancë shtetasin:

- O. H., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Ali Baushi” pas një konflikti për motive të dobëta ky shtetas ka goditur me mjet prerës në trup shtetasin S. K., 37 vjeç i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” në ngarkim të shtetasit O. H.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco