Aksidentoi një fëmijë, kapet shoferi që u arratis

Aksidentoi një fëmijë, kapet shoferi që u arratis

22:57, 14/09/2019
A+ Aa A-

Një fëmijë 10 vjeç ka qenë i aksidentuari i mbrëmjes së sotme në Barbullojë të Lezhës.

Policia lokale ka bërë të ditur se i mituri me inicialet A. P., është dërguar në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu është ndaluar edhe shoferi që e ka përplasur dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia Lezhë /Informacion paraprak

Rreth orës 20:20, në aksin rrugor Lezhë-Rrilë, në vendin e quajtur Barbullojë, shtetasi A. L. vjeç 34, banues në Mat, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasin e mitur 10 vjeçar A. P., banues në Barbullojë, i cili është transportuar në Spitalin e Traumes në Tiranë ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco