Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Turisti italian përplasi kokën në kroçerë, ja pse familja akuzon shtetin shqiptar

Turisti italian përplasi kokën në kroçerë, ja pse familja akuzon shtetin shqiptar

15:53, 14/09/2019
A+ Aa A-

Një turist italian i cili po udhëtonte me të dashurën e tij në një kroçerë në brigjet e Shqiperisë ka hunbur jetën pas gjashtë ditësh në agoni në spital.

Mateo Sartori, 33 vjeç, mbeti viktimë e një incidenti në dukje banal, por që i kushtoi shumë shtrenjtë.

Ndërsa po darkonte me të dashurën e tij ai lëndoi gishtin duke hapur një guaskë frutash deti.

I riu që ishte në prag martese vuante nga hemofobia, ose ndryshe paniku nga gjaku.

Ai u drejtua menjëherë në kabinën e tij të pushimit në kroçerë, por aty mësohet se ka humbur vetëdijen pasi ka përplasur kokën dhunshëm në dysheme duke humbur ndjenjat.

Menjëherë drejtuesit e kroçerës kanë bërë transportimin e tij fillimisht në spitalin e Durrësit dhe më pas është bërë transferimi në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ka qëndruar i intubuar për disa ditë. Vetëm tre ditët e fundit Matteo Sartori u transferua në një spital në Breshia, derisa ndërroi jetë.

Sonia Marcato, e fejuara e tij, këshilltare bashkiake në një qytet të vogël pranë Padovas, ka rrëfyer 6 ditët e fundit të Mateos.

Familjarët e Matteos janë shumë të inatosur për mungesën e ndihmës së parë në Shqipëri, pasi Matteos për shkak të dëmtimit të rëndë që kishte marrë në kafkë i duhej një helikopter për ta transferuar nga kroçera në spital, ndërkohë që transporti i tij u bë me skaf të rojes detare shqiptare.

‘Unë dhe Matteo ishim gati për tu martuar. Por nga organizimi i dasmës përfunduam në organizimin e funeralit të tij. Është një gjë e pakonceptueshme. Jam e dëshpëruar’-thotë Sonia Marcato në mes lotësh. 

Sonia shpjegon se Matteos iu dha ndihma e parë në bord, por duke qenë se kishte një hematomë në kafkë dhe kishte humbur vetëdijen, bordi drejtues i anijes kërkoi ndërhyrjen e një helikopteri për të kryer transportin e tij.

Duke mos pasur një mjet të tillë për natën, kroçera u detyrua të ndryshojë kurs dhe të drejtohet drejt portit të Durrësit nga ku u nis një motovedetë që do të shërbente për transportin sanitar.

Familja tashmë e vë gishtin për humbjen e jetës së Matteos te mungesat e aparateve të shëndetësisë shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco