Operacion policor në Dibër, nën akuzë 2 ish-drejtuesit e ALUIZNI-t dhe 4 zyrtarë të tjerë

Operacion policor në Dibër, nën akuzë 2 ish-drejtuesit e ALUIZNI-t dhe 4 zyrtarë të tjerë

11:02, 14/09/2019
A+ Aa A-

Policia e Dibrës, në kuadrin e operacionit kundër informalitetit, ka proceduar penalisht dy ish-drejtues të ALUIZNI-t në Dibër: N.K, 56  vjeç, banues në Tiranë, ish- drejtor i ALUIZNI-t në Dibër dhe E.M, 37 vjeç,  banues në  Dibër, ish- përgjegjës në këtë institucion

Këta drejtues dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën  duke sjellë përfitime të padrejta për persona të tjerë si dhe kanë dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit  në mbrojtjen dhe administrimin e territorit.

Po në kuadër të masave kundër informalitetit, u proceduan penalisht edhe katër zyrtarë të tjerë në Dibër:

I.Q, 54 vjeç, ish Drejtor i Ndërmarrjes, Qendra Balneare Dibër.

I.V,  52 vjeç, ish Përgjegjës i Zyrës së Financës, Qendra Balneare Dibër.

S.K,  35 vjeç, ish Drejtor i Ndërmarrjes, Qendra Balneare Dibër.

E.M,  27 vjeç, të gjithë banues në Dibër, ish Financier, Qendra Balneare Dibër.

Këta drejtues,  me veprimet  e tyre në kundërshtim me ligjin,  kanë shkaktuar mosfunksionimin normal ekonomik dhe administrativ të qendrës Balneare Dibër, duke ju sjellë përfitime të padrejta personave të caktuar të administratës së ndërmarrjes  në bonuse transporti  si dhe kanë shmangur nga taksimi  mbi të ardhurat nga shpërblimet punonjësit e kësaj qendre, veprime të cilat kanë cënuar interesat e ligjshme duke i shkaktuar  një dëm të konsiderueshëm ekonomik kësaj ndërmarrje  (në vlerën e pasqyruar në Raportin Përfundimtar  dhe në Vendimin Nr. 154 datë 23.12.2016 të KLSH-së).

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco